Deputeti i LSI, ish-këshilltari i ngushtë i Ilir Metës, ka nisur të bëjë politikë me tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit, duke thënë se ai tërmet me atë forcë goditëse, s’duhet të kishte 51 viktima.
Ralfi ka harruar mesa duket se në Itali, tërmete më të vegjël se M6.4 kanë shkaktuar qindra viktima, por as kjo nuk ka rëndësi.
Ajo që të bën përshtypje kur deputetët flasin si në rastin e Ralfit, është fakti se kur ka vrarë makutëria e qeverisë ku bënin pjesë, heshtnin, sot që godet natyra si kurrë më parë, kërkojnë të bëjnë fajtor njeriun.
Gërdeci i qeverisë së Ralfit e Shkëlzenit mori 26 jetë e plagosi qindra, por Ralfi heshti.
Sot, kur natyra dridh tokën si kurrë më parë, Ralfi gjen kohëm si Luli e Monika të bëjë politikë.
Kjo është fatkeqësia e politikës shqiptare. Ajo hesht kur duhet e flet kur nuk duhet…/Lexo,al