George Clooney: Meghan Markle në rrezik, historia e princeshë Dianës po përsëritet

Aktori, George Clooney ka thënë se, Dukesha e Sussex po përndiqet dhe po përgojohet, duke e krahasuar atë me princeshën Diana. Ndërsa ishte në Los Anxhelos, Clooney pohoi se, historia po përsëritet. Ai thotë se: “Ne e kemi parë si përfundon kjo!”

Ky reagim i Georges vjen pas përçarjes së vazhdueshme mes Meghanit dhe babait të saj, Thomas Markle, informon dritare.net

Clooney i bëri këto komente për panelin e turit të Television Critics Association’s Winter Press, në “The Langham Huntington”, në Kaliforni, të hënën.

Kumbari i fëmijës së ardhshëm mbretëror, tha se: “Ata po e ndjekin Meghan Marklen kudo, ajo po mashtrohet. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe po përndiqet, njësoj si princeshë Diana, dhe historia përsëritet. Ne e kemi parë se, si përfundon kjo. Nuk mund t’ju them sesa frustruese është ta shohësh atë.”, informon dritare.net

Ylli i Hollivudit është një mik i ngushtë i Harry-t dhe Meghanit. George dhe gruaja e tij, Amal morën pjesë edhe në dasmën e çiftit, si edhe i vizitojnë shpesh në shtëpi./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

LEXO DHE :  Kosova po shkon në zgjedhje, për “hallin” me Serbinë!



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.