Është kërcënuar me jetë autorja e emisionit “Boom”, Fiori Dardha. Nga "Ora News” mësohet se, ky kërcënim ka ardhur nga një person që është paraqitur si ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari. Për 2 ditë me radhë emisioni ka trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012, që sipas dëshmive të banorëve, ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat të tërë. Ndërkohë mësohet se, ish-kryetari i komunës Perondi, ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira./K.C/dritare.net