Gazetari vë me shpatulla pas murit Ballën, arsyetimi që e heshti!

Një fushë e gjelbër, dy ekipe kundërshtarësh, gola që priten nga lojtarë me dorë, arbitër që nuk reagojnë ose prova për vjedhje votash, tendera me dokumente false, pa garë, koncesione abuzive dhe prokurori që nuk heton. Ky është përshkrimi që vendosi me shpatulla pas murit kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24.

Përballë Ballës, drejtori i informacionit në News24 Andi Tela tha se nuk mund të shkohet deri në vitin 2021 ashtu siç pretendon maxhoranca pa opozitë.

Tela: Njerëzit nuk kanë alternativë, ka vetëm PS.  Këtu është e pamundur të lindë një forcë e re politike, nuk ka mundësi.
Balla: Mos bëni parashikime që nuk ju dalin.

Tela: Edhe ti bën premtime që nuk mbahen. Është e pamundur që të shkohet deri në 2021 vetëm me ju në pushtet pastaj putinizmi dhe Erdogani kështu është. Pavarësisht se atje ka opozitë.

Ju po thoni që PD dhe LSI dhe PDIU kanë tradhtuar interesat e popullit opozitar dhe kanë dorëzuar mandatet. Ata thonë që kjo është pika e fundit se nuk ka më ku të shkojë dhe për këtë arsye ne dorëzuam mandatet. Është njësoj si të luash në një ndeshje futbolli dhe janë dy ekipe përballë. Njëri ekip bën gol, ekipi tjetër sulmon, godet në portë dhe topin nuk e pret portieri por e pret një lojtar me dorë. E shohin të gjithë dhe arbitri nuk jep penallti. Dhe kjo ndodh dy herë, ndodh tre herë dhe në një moment të caktuar që këta shohin se arbitri nuk thotë penallti, pra nuk iu jep të drejtë thonë atëherë kot që luajmë ne, ta braktisim lojën. Federata që janë këta, komunitetet evropiane, SHBA, thonë për interesa të tyre të qetësisë në Ballkan thonë që ju duhet të vazhdoni lojën pavarësisht se çfarë ju ndodh ju në fushë. Ju vazhdoni luani futboll se spektatorët janë tribuna. Edhe spektatorët e shohin se çfarë po ndodh. Me fjalë të tjera, nëse opozita thotë që këtu janë blerë vota dhe denoncon me prova një kryebashkiak, prokuroria këtë kryebashkiakun as nuk e heton, PS as nuk i thotë dorëhiqu. Këtu bëhet skandali i Unazës së madhe, dhe këtu as roja i ministrisë nuk penalizohet që ka lejuar ata njerëz të sjellin dokumente false, jo më ata që bënë ç’është e mundur që me ato dokumente false të merresin dy tendera pa konkurrencë dhe këtu prokuroria nuk heton. Këtu janë koncesionet pafund për të cilat ka kritika, për të cilat tregohet se ka abuzim dhe këtu prokuroria nuk reagon sepse sipas opozitës prokurorinë e ka blerë maxhoranca, e ka të vetën.

Balla: Si mund të arrish të thuash apo cituat opozitën? Se të thuash që maxhoranca kontrollon prokurorinë sot…

Tela: Po, po e kontrollon. E zgjodhi vetë dhe e kontrollon vetë. Sepse edhe në KPK dhe në KPA po kalojnë gjyqtarë të cilët kanë të njëjtat probleme me gjyqtarë që janë rrëzuar dhe këtu prandaj njerëzit thonë se ka një listë paraprake me gjyqtarë që do udhëheqin atë që ju e quani reforma në drejtësi dhe do bëjnë çfarë t’i kërkoni ju.

Balla: Ne jemi një vend që kemi pranuar me ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut 2016 që gjithë këtë proces ta bazojmë mbi bazën e tre parimeve themelore. Së pari të mos ndërhyrjes së politikës. Pra sëmundja 28-vjeçare politikës së Shqipërisë vinte pikërisht nga ndërhyrja e politikës, të jetë një proces transparent dhe të jetë një proces i monitoruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë./balkanweb

LEXO DHE :  16-vjeçarja mahnit botën me fjalimin e saj për ndryshimet klimaterike

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.