Gazetari vdes pasi zbulon rastësisht sëmundjen në një nga shkrimet e tij
Dritare.net
Gill përshkroi situatën e rëndë shëndetsore në të cilën ndodhej si dhe gradën e kancerit, për të njoftuar lexuesit në rast se kjo do ndikonte në gjykimin e tij. Në një intervistë të mëvonshme po atë ditë, Gill rrëfeu se ishte mirënjohës për kaq sa kishte jetuar. Pas një beteje të vështirë të fituar me alkolizmin në moshën 30-vjeçare, gazetari u bë baba i dy binjakëve me bashkëshorten e 25-viteve, Nicola Formby.
Adrian është një emër i njohur në botë, por pak i njohur në vendin tonë, pavarësisht një shkrimi të mahnitshëm që ai ka bërë për Shqipërinë në korrik të 2006-tës. “Shqipëria, vendi që koha e ka harruar”, titullohej shkrimi i publikuar në "Sunday Times". “A do e marrë ndonjëherë bota Shqipërinë seriozisht?” pyeste ai teksa përshkruante stilin e jetesës, fenomenet, tabutë, e shumë karakteristika të tjera të shqiptarëve, në një mënyrë sa tragjike aq edhe komike. Dukej sikur A.A Gill na njihte më mirë seç e njohim ne veten tonë. /Anabel