Gazetari: Klement Balili ka një kusht për t’u dorëzuar në polici
E Hënë 22 Tetor 2018, 18:06
Dritare.net
Hoxha ka deklaruar gjithashtu se i shumëkërkuari Klement Balili, ka një kusht për t’u dorëzuar në polici.
“Klement Balili nuk pranon të dorëzohet deri sa prokuroria të dorëzojë dosjen në gjykatë, pasi pretendon se nuk ka prova. Ai ka thënë se në momentin që dosja do të shkojë për gjykim, do të dorëzohet. Policia nuk ka arritur ta thyejë këtë sistem mbrojtës që ka krijuar Balili për ta arrestuar. Ne dimë çfarë provash ka sjellë Greqia, por nuk dimë çfarë ka bërë prokuroria shqiptare me hetimet”, tha Artan Hoxha./ I.M-Dritare.net