Gazetari i Bild: Informacionin e mora nga policë nga Shqipëria në azil

Gazetari Peter Tiede i të përdithshmes gjermane “Bild” në një lidhje direkte me emisionin “A-Show”, ka folur rreth artikullit të shkruar nga ai vetë, ku shprehej qartë për lidhjet e forta të krimit me politikën shqiptare.

Ai ka thënë se pjesën më të madhe të informacionit e ka marrë nga policë shqiptarë që gjenden në azil politik jashtë vendit.

Adi Krasta-Pyetja e parë: Ishit i vetëdijshëm që artikulli do të bënte zhurmë të madhe?

Peter Tiede: Natyrsht që jo, ishte një artikull i vogël për raportet tona mediatike. Merrem me pjesën më të mëdha me dokumentarë. Ky artikull nuk ishte pjesë e një dokumentari.

LEXO DHE :  Foto/ 12 fustane vjeshte që duhet t'i blini patjetër!

Adi Krasta-Mundët ju të investigoni personalisht në Shqipëri?

Peter Tiede: Kam qenë disa herë në Shqipëri. Kam qenë në Greqi dhe vende të tjera. Kam qenë një javë në Shqipëri, kam takuar njerëz më kanë dhënë informacion dhe më kanë dhënë përshtypje se çfarë ndodh në Shqipëri. Janë njerëz që nuk preferojnë të flasin në Shqipëri. Kryesisht janë disa policë që i kanë ikur burgimit apo arrestit, apo policë që kanë qenë në arrest shtëpie. Kanë kërkuar azil politik jashtë vendit dhe mbrohen. Ata flasin si për qeverinë si për opozitën./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.