“Gardisti i 21 janarit”, kandidati i PS reagon pas akuzave: Basha më sulmon se nuk qëllova mbi qytetarët

Në takimin që zhvilloi dy ditw më parë në Burrel me simpatizantë dhe mbështetës të opozitës, Lulzim Basha sulmoi edhe Agron Malajn, kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki. Kryeopozitari tha se Malaj duhet të ishte mbrapa hekurave pasi është përfshirë në dosjen ‘184’, të manipulimit të votave në bashkinë e Dibrës, por bashkëpunimi i kryeministrit Edi Rama me krimin. Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe Agron Malaj. Malaj tha se më 21 janar 2011, ai nuk ka zbatuar urdhrat që vinin nga Basha dhe më lartë për të qëlluar qytetarët.

“Lulzim!

Prej kohësh unë, familja ime e Partia Socialiste jemi kryefjalë e sulmeve, shpifjeve e sajesave tuaja. Kam vendosur të të përgjigjem publikisht sepse këtë ma kërkojnë edhe matjanët e mi. Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhrat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhërat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon. Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale. Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje.

Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit. Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin t’u kërkoj besimin për t’u shërbyer matjanëve. Ju akuzoheni se keni vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit. Ndërsa unë çdo gjë e kam ngritur me mund e djersë, me punë të ndershme. Kam drejtuar për pesë vjet OSHEE Rajoni Burrel dhe kam faktuar se si punohet me korrektësi e ndershmëri. Unë nuk kam fjetur gjumë si Ju në Bashkinë e Tiranës. Kam elektrifikuar pas shumë dekadave rrethet Dibër, Mat, Bulqizë, Mirditë e Kurbin. Për herë të parë pas drejtimit të partisë Tuaj matjanët nuk paguajnë para për vendet e punës, nuk ndëshkohen politikisht, nuk shfrytëzohen për tubime elektorale. Ata që ju yshti të flasin vazhdimisht ndaj personit tim e kanë parë lidhjen time të ngushtë me banorët e Matit. Nuk jam akuzuar kurrë për trafiqe dhe vrasje. Unë i jam ndodhur pranë çdo matjani, në gëzime e hidhërime dhe e kam bërë me zemër. Ju më sulmoni mua sepse matjanët ju braktisën dje. Qytetarët e Burrelit nuk iu përgjigjen thirrjes tuaj për protestë në sheshin “Demokracia”, ndaj sollët militantë nga Laçi, Mamurrasi, Thumana, Lezha, Miloti, Bulqizë, e Dibra dhe i mbyllet në një qoshe të Pallatit të Sportit.

Lulzim! Kam një mesazh për Ju. Moralin, dinjitetin, integritetin tim nuk e përbaltni dot pavarësisht përpjekjeve Tuaja të dështuara njësoj si 8 vjet më parë.”,- shkruan Malaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Jepuni burrelasve të hanë e të pinë, lërini stadiumet/Rama replikon me komentuesit

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.