Gara e fortë e së shtunës, mes Luanës, Ermalit dhe Agronit. Ju tregojmë kush fitoi!
Dritare.net
Sipas të dhënave të kësaj kompanie serioze, të dhënat e së cilës ndan me lexuesin, Dritare.net, shikueshmërinë më të madhe të shtunën prime time e kishte Luana me “Shiko kush luan”
Në vend të dytë ishte Agron Llakaj me “Al Pazar” dhe në vend të tretë ishte Ermal Mamaqi me “Xing me Ermalin”.
Këto të dhëna nuk paraqiten njësoj nga kompani të ndryshme sondazhesh, por e vërteta është që dy kompanitë e tregojnë Agron Llakaj në vend të dytë, gjë që të bën të besosh se të paktën këtu e kemi një fakt me dy burime.
Ndërsa ne të Dritare.net vëmë re një tjetër fakt, hapësira gri që gjatë ditëve të javës, përfshirë të dielën i përket publikut që refuzon dy TV kryesore, etj, të shtunën është shumë e vogël. Që do të thotë se kohët kanë shkuar, por pak ka ndryshuar; shqiptarët e pëlqejnë të shtunën para ekranit të vogël. /Dritare.net