Gafa e pafalshme/ Huawei uron klientët, me një iPhone

Të gjithë njerëzit në botë, kompanitë por edhe institucionet, për festat e fundvitit urojnë në rrjetet sociale një vit sa më të mbarë.

Kështu, edhe dy zyrtarë të gjigandit kinez të prodhimit të mjeteve teknologjike “Huawei” u munduan të uronin të gjithë klientët e tyre, por urimi ka rezultuar fatal për ta dhe kompaninë.

Urimi ishte i thjeshtë, por jo mjeti me të cilin zyrtarët e publikuan atë.

Fatkeqësisht ata uruan nga një mjet i rivalit të tyre më të madh, një “iPhone”

LEXO DHE :  Shifra e çmendur! Ja sa para shpenzoi Cardi B për ditëlindjen e vajzës!

Urimi është fshirë me shpejtësi të madhe, por njerëzve nuk u ka humbur nga sytë kjo gjë, një screenshot i publikuar në mediat më të mëdha botërore, tronditi kompaninë.

Qarkullimi i postimit “ka patur impakt negativ në reputacionin e markës Huaëei”, lexohet në deklaratën zyrtare.

Gjithsesi ky ishte një gabim, që nuk do i kushtojë vendin e punës zyrtarëve, por ata do të marrin një rrogë më të ulët në muajn në vazhdim, dhe nuk do të kenë mundësi të ngrihen në detyrë./I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.