Një 32-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhin e Spillesë. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë. Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë./L.F-dritare.net