Fustani i Met Gala/ Shihni ç’sakrificë ka bërë Kimi për ta veshur!
Dritare.net
Kim veshi në këtë venet, një fustan tërësisht metalik, të stiluar nga Versace.
Ju i shihni bukurinë, shkëlqimin, arin, etj, por nuk e dini se ç’ka hequr Kim për ta veshur atë fustan super të ngushtë.
Ditën e djeshme, ylli i “Keeping up Wth the Kardshians” ka treguar nga A- ja tek Zh- ja të gjithë të zinjtë e ullirit që ka hequr për të mbajtur veshur me dinjitet një copëzën e artit nga Versace.
Kimit për 10 ditë rresht i është dashur që, t’i nënshtrohet një diete strikte, për të mos lejuar fryrjen e barkut. Ama ky plan ushqimor gjithashtu e bëri atë të humbiste kilogramë ndaj Kim-in e pushtoi frika se mos fustani do t’i rrinte i gjerë në natën e madhe të Met Gala.
Gjithsesi, askush nuk e vuri re detajin, se Kim kishte rënë pak kile. Apo jo?? E pra përveç shkëlqimit të fustanit, edhe Kimi na mahniti me bukurinë dhe format trupore, atë mbrëmje./K.C/Dritare.net