Fuqia e fake news dhe pse jemi të pambrojtur nga ky fenomen!
Dritare.net
Fake news apo lajmi i rremë, paraqet një njoftim të shpikur, duke filluar nga shtrembërimi i lajmit, deri te dezinformimi total i tij. Fake news krijohet duke injoruar rregullat editoriale për të siguruar vërtetësinë e tij.
Fake news janë lajme që publikohen me dashje si lajme të rreme, por që pretendohen si lajme të vërteta, duke përdorur mediat sociale për të përforcuar efektin e tij.
Fake news cilësohet edhe si "SKUPI" që një media zotëron për pak(ose për një kohë të caktuar), por që përhap panik.
Paniku nga fake news, më i dukshëm ka qenë për "fundin" e botës.
E premte, 21 dhjetor 2012. Sa më shumë afrohej dita kalendarike, aq më tepër njerëzimi mbahej nga makthi i pritjes. Ajo që e bëri edhe më skandaloz këtë lajm ishte konstatimi i burimit. Thuhet se burimi i informacionit ishte vetë NASA.
Data shënoi 22 dhjetor 2012, dhe njerëzimi vazhdonte sërish jetën si para parashikimit të fundit të botës. Vetëm pak kohë më vonë, NASA i hodhi posht spekulimet e krijuara se përplasja e një meteori me tokën, do të sillte shkatërrimin mbarëbotëror.
Lajmet e rreme, përhapen në internet më shpejt sesa një lajm i vërtetë apo i besueshëm. Fake news-et kanë fuqinë që të përçajnë opinionin publik mbi çështje më delikate të cilat formojnë mendjen njerëzore sipas asaj që shkruhet.
Rasti më i freskët është, Koronavirusi me origjinë nga Kina i cili ka tmerruar qytetarët në pothuajse çdo vend të botës, me lajmet e rreme që qarkullojnë në medie, kur të bëjnë të besosh se personat që janë prekur nga virusi, bien në tokë në mënyrë të menjëhershme dhe në një masë të madhe.
Lajmi i rremë nuk është diçka e re, por është më pak zbavitës se lajmet të cilat cilësohen “gabim pa dashje” ose lajme të pasakta. Fake news janë lajme të rreme që krijohen dhe përdoren për të tërhequr vëmendjen duke ndikuar në formë negative ndaj të tjerëve./dritare.net