Funerali i gjeneralit iranian/ Mijëra njerëz thërrasin njëzëri: Vdekje për Amerikën!
E Shtunë 4 Janar 2020, 12:12
Dritare.net
Soleimani ishte udhëheqësi i operacioneve të Iranit në Lindjen e Mesme dhe shteti iranian u zotua për hakmarrje për vdekjen e gjeneralit.
Sot ishe një ditë zie kombëtare, në Irak. Trupi i gjeneralit do të kthehet në Iran, ku do të varroset në qytetin e tij të lindjes. Përpos Soleimanit, njerëzit mbajnë zi edhe për vdekjen e Abu Mahdi al-Muhandis, një irakian i cili komandonte grupin e mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah dhe drejtonte në mënyrë efektive njësitë e Mobilizimit Popullor.
Ndërsa marshonin rrugës, turma thërriste njëzëri: 'Vdekje për Amerikën' dhe 'Amerika është Satanai i Madh'/K.C/dritare.net