Fuga: Akademia e Shkencave duhet të rithemelohet
E Shtunë 18 Nëntor 2017, 18:06
Dritare.net
Fuga është shprehur se është kundër ndërprerjes së fondeve për Akademinë.
“Me dokumentin e aprovuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave për të cilin kam punuar edhe unë jam dakord, por ai është minimalisht dhe ende nuk siguron suksesin e reformës në Akademi. Unë ndjehem në minorancë në Asamble dhe i qëndroj të gjitha pikëpamjeve të shprehura publikisht për këtë reformim. Në thelb, unë mendoj se Akademia duhet të rithemelohet. Kërkoj reformim nëpërmjet rithemelimit”,- tha Fuga./ I.M-Dritare.net