Fshiva disa njerëz nga Instagrami, dhe ja si ndryshoi jeta ime!

E gjitha nisi me Instagramin e një blogereje. Ajo nuk po bënte asgjë irrituese apo të tmerrshme, por unë u ndjeva keq sapo pashë një foto të sajën. Nuk mbaj mend çfarë fotoje ishte apo se çfarë kishte shkruar poshtë saj, por di që mora shumë pakënaqësi.

E njëjta gjë më ndodhi dhe disa javë më vonë, me një tjetër vajzë nga shkolla, e cila gjithmonë kur e shoh më kujton se nuk jam edhe aq e bukur.

Në atë moment vendosa të mos i ndiqja në Instagram, pasi nuk kisha nevojë për to. “Pse duhet të përmbys jetën time, duke ndjekur njerëz që më mërzisin?”, thashë me vete.

I fshiva dhe bota nuk mbaroi aty. Fshiva dhe disa blogere të tjera, gjithashtu.

Kështu, misioni im i ri është të shpëtoj nga palumturia që të sjellin rrjetet sociale.

Është e vështirë të bësh një detoksifikim digjital në mediat sociale, por duhej ta bëja pasi ata po më bënin të ndihem jo e lumtur gjatë gjithë kohës. Plus, mediat sociale na pëlqejnë kur ne gjejmë një hapësirë të rehatshme dhe të shëndetshme për ne.

LEXO DHE :  Çfarë është depresioni i qeshur dhe ç'të bëni nëse dikush vuan nga ai!

Unë vendosa që të ndiqja llogari Instagrami me ushqime të shëndetshme, instruktorë stërvitje, blogerë me foto mahnitëse të natyrës, llogari memesh, familjarët e miqtë e mi.

Pra, me pak fjalë, fillova të ndjek gjëra që më bëjnë të ndihem e lumtur dhe të qesh me zë të lartë.

Duke u treguar më selektive me njerëzit të cilët i ndiqja në Instagram, u bëra edhe më ndërvepruese. Më bëri të kujdesesha për veten, të isha më e lumtur,  dhe kuptova se kisha marrë vendimin e duhur.

Mediat sociale nuk janë një vend toksik, ashtu siç pothuajse të gjithë i konsiderojnë, por ju duhet të bëni hapin e parë për ta bërë atë një mjedis që ju sjell lumturi./Përshtati: Enkeleda Bodini-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.