Fruthi e bën sistemin imunitar të harrojë mbrojtjen kundër sëmundjeve të tjera
Dritare.net
Sëmundja, e cila në vetvete mund të shkaktojë shumë komplikacione deri në vdekje, edhe nëse mposhtet , virusi vijon të shkaktojë dëme në sistemin imunitar të një personi.
Sistemi imunitar i dobët i një fëmije e bën atë vunerabël për mjaft vite pasuese për t’u prekur nga infeksione të tjera të rënda si gripi apo pneumonia, informon dritare.net.
Ky dëm ndodh, sepse virus i fruthit vret qelizat që krijojnë anti-trupat, të cilët janë jetikë për luftimin e infeksioneve, informon dritare.net.
Shkencëtarët e qujnë këtë efekt si “amnesia imune”.
Gjatë fëmijërisë, sëmundje si i ftohti, gripi apo sëmundje të tjera ndodhin shpesh, ndaj dhe sistemi imunitar formon një memorje të tillë që i sulmon bakteret apo viruset kur ato përpiqen të psuhtojnë trupin. Fruthi nga ana tjetër e fshin këtë memorje të krijuar të turpit, duke e lënë pacientin pa mbrojtje. New York Times/ J.H, dritare.net