Frika nga koronavirusi/ Ja çfarë maskash mbrojtjeje ofrojnë farmacitë në Tiranë!
Dritare.net
Por cilat janë llojet e maskave që ofrojnë farmacitë në vendin tonë?
Ne të dritare.net, shkuam në disa farmaci të kryeqytetit për të parë se çfarë maskash shiten për qytetarët.
Nga vëzhgimi ynë, në shumicën e farmacive nuk kishte fare maska mbrojtëse, në disa të tjera vetëm nga ato më të thjeshtat.
Një farmacist tha për dritare.net: “Ne nuk kemi asnjë lloj maske. Kemi kërkuar që të premten nga depot, po as aty nuk ka. I merrnim nga Kina, por që prej shpërthimit të koronavirusit atje, nuk kanë ardhur më”.
Vetëm në një farmaci nga të gjitha ku ishim, shiste maska pak më të mira sesa të thjeshtat, për të cilat farmacistja na tha se kishin ardhur për shkak të lajmeve të koronavirusit.
“Kjo është një maskë konike, pak më e mirë se të thjeshtat. Kushton 400 lekë”, tha ajo për dritare.net.
[caption id="attachment_673846" align="alignnone" width="1000"] Maskë mbrojtëse, konike[/caption]
Ajo që të gjithë farmacistët në konfirmuan, ishte fakti që shumë qytetarë ishin paraqitur në farmaci për të blerë maska, nga paniku i përhapjes së koronavirusit në Shqipëri./E.B-dritare.net