Francezët kundër dëbimit të familjes shqiptare: Në Shqipëri u rrezikohet jeta
E Premte 12 Janar 2018, 09:09
Dritare.net
Një prej mësueseve të shkollës tha: “Kjo është e pakonceptueshme për mua. Fëmijët janë integruar mirë me shkollën. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, atyre u kërcënohet jeta. Nuk e kuptojmë këtë vendim.”
Çifti bashkë me katër fëmijët Artanin, Olsin, Klelan dhe Anxhelën, mbërriti në Francë në shtator të 2017-s dhe në dhjetor po të të njëjtit vit, iu refuzua kërkesa për azil. Më 12 janar është planifikuar kthimi i tyre në vendin e origjinës./L.P./Dritare.net