Francë-Shqipëri/ De Biazi: Do të japim maksimumin
Dritare.net
Në një konferencë të mbajtur mbrëmjen e së martës në Marsejë, trajneri i kuqezinjve u shpreh se aktivizimi i futbollistëve do të varet vetëm nga forma aktuale fizike dhe psikologjike.
I pyetur për ndryshime të mundshme në formacion për emra si Ajeti, Lila, Memushaj dhe Xhaka, De Biazi nuk preferoi të jepte detaje për kundërshtarët dhe shtoi se ky ishte qëllimi se përse ai preferon t’i zhvillojë të mbyllura stërvitjet e Kombëtares.
Trajneri pranoi cilësitë e ekipit kundërshtar dhe avantazhin që ata kanë duke luajtur si vend organizator. Ai theksoi se kuqezinjtë do të japin maksimumin në fushë. Tekniku italian deklaroi se nesër pritet një lojë e kujdesshme, pasi çdo gabim mund të jetë i pafalshëm ndaj një ekipi si Franca.
“Do të punojmë mbi cilësitë tona, dimë cilësitë e kundërshtarëve. Ndeshjet luhen në disa ekuilibra dhe ne duhet të kemi kujdes dhe të gabojmë sa më pak të jetë e mundur sepse gabimet më pas kushtojnë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”,tha De Biazi.