Franca vendos të taksojë Google dhe Facebook, reagon ashpër SHBA

Franca ka miratuar një taksë të shërbimeve digjitale pavarësisht nga kërcënimet që i ka bërë SHBA, se do të hakmerret ndaj kësaj takes.

Taksa prej 3% do të paguhet për shitjet e prodhuara në Francë nga firmat shumëkombëshe si Google dhe Facebook.

Qeveria franceze ka argumentuar se firmat e tilla me seli jashtë vendit paguajnë pak ose aspak taksë, shkruan Dritare.net, sipas CNN.

Administrata amerikane ka urdhëruar një hetim, që mund të rezultojë në tarifa hakmarrëse nga SHBA, mundrejt Francës.

LEXO DHE :  Shehaj: Qeveria jep me koncesion matësit e karburantëve. Reagon ministria e financave

Taksa e re u miratua nga senati francez të enjten, një javë pasi u miratua nga dhoma e ulët, Asambleja Kombëtare.

Çdo kompani digjitale me të ardhura prej më shumë se € 750 milionë, prej së cilës së paku € 25mln është prodhuar në Francë – do të jetë subjekt i taksës, shkruan Dritare.net

Taksa do  të zbatohet nga fundi i vitit 2019 dhe pritet të rrisë rreth 400 milion euro fitimet  për francën këtë vit./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.