Franca fiton Kupën e Botës, kurse Kroacia zemrat e tifozëve
Dritare.net
Kombëtarja e Francës e ka fituar finalen e madhe të Kupës së Botës ndaj Kroacisë, me rezultatin 4-2, shkruan Dritare.net
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1 në favor të francezëve me autogolin e Mandzukicit dhe penalltinë e konvertuar në gol nga Griezmann, kurse për kroatët shënoi Ivan Perisic.
Ndërkaq pjesa e dytë filloi furishëm për Francën ku shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Pogbas në minutën e 59-të dhe të Mbappe në të 65-të.
Rezultatin e ngushtoi Mandzukic pas një gabimi të Hugo Lloris në të 69-tën.
Deri në fund nuk pati ndryshime dhe kështu Franca u shpall kampione e botërorit të 21-të, që u zhvilluar në Rusi.
Ky është titulli i dytë në histori për “Tre-kolorët” , pas atij të fituar më 1998, kurse Kroacisë i mbetet të kënaqet me “Medaljen e Argjendtë”./d.m-dritare.net