Franca dhe Gjermania të ashpër: Respektoni armëpushimin në Ukrainë!
E Shtunë 23 Dhjetor 2017, 13:01
Dritare.net
Në kumtesën e përbashkët të nënshkruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po ashtu, u bëhet thirrje oficerëve rusë për kthim në Qendrën e përbashkët për kontroll dhe koordinim (JCCC) të armëpushimit në konfliktin në këtë rajon.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se tërheqja e rusëve më 18 dhjetor nga kjo qendër paraqet goditje ndaj operacioneve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), dhe është përpjekje nga Kremlini për ta detyruar Kievin për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e rajoneve separatiste në pjesën lindore të Ukrainës./a.f/