Foto+Video/ Sulmi në aeroportin e Floridas, 5 të vdekur
Dritare.net
DailyMail shkruan se vrasësi vrau pesë vetë dhe plagosi gjashtë pasditen e kësaj së premte.
Incidenti ndodhi në zonën e bagazheve të Terminalit 2, dhe sipas të dhënave ai nuk u u shfaq në zonën e siguruar të terminalit.
Video e mëposhtme nga aeroporti tregon qindra udhëtarëu mblodhën në pistën jahstë aeroportit.
Ish-sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë të Presidentit George W. Bush, Ari Fleischer, ishte në aeroport në kohën e të shtënave dhe postoi në twitter se ishte një gjendje kaosi në aeroport.
Më vonë ai shkroi se të shtënat pushuan dhe "të gjithë janë duke vrapuar".
Një dëshmitar tha për NBC Miami se autori nuk po qëllonte ndonjë njeri specifik por nxirrte plumba vazhdimisht.
Aeroporti është një nga 25 aeroportet më të populluar në SHBA dhe ndodhet rreth 25 milje në veri të Miami./dritare.net