Fotot/ Princi Harry dhe Meghan, mahnitës në ndarjen e çmimeve WellChild
E Shtunë 8 Shtator 2018, 19:07
Dritare.net
Javën e kaluar, princi Harry dhe Meghan Markle nisën me punën e tyre dhe bamirësitë.
Pasi ndoqën teatrin e bamirësisë, Hamilton WellChild, në Londër, për mbledhjen e fondeve, Harry dhe Meghan shkuan të vizitojnë fëmijët e sëmurë, në qendrat e bamirësive.
Meghan-i shkëlqeu me një kostum të zi, ndërsa Harry me një kostum blu.
Çifti u takua me fëmijët e sëmurë, të cilët morën dhurata dhe përqafime nga Harry dhe Meghan.
Harry është një mbështetës i madh i bamirësive për fëmijë dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari të tilla, sidomos vitet e fundit.
Përpos paraqitjes si mbretëror dhe titullit të lartë, Harry është një njeri, human, i ndjeshëm, zemërmirë dhe bamirës./K.C/dritare.net