Fotoja që çoi në burg shqiptarin, pastronte paratë e drogës

Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike pasi u kap me 128 mijë euro në makinë. Vladimir Cahani, 33 vjeç u ndalua në portin e Folkestone ndërsa po udhëtonte me bashkëshorten, Afërdita, 26 vjeçe për në Francë.

Hetuesit dyshojnë se, shqiptari po përdorte gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën 9 muajsh për të nxjerr para droge jashtë Britanisë. 33­vjeçari mohoi se po fsheh para të pista, por Cahani ua lehtësoi punën hetuesve pasi në makinën “Audi” u gjetën paratë, kurse në telefonin e tij u gjet një foto ku ai shfaqej me duart plot me kartëmonedha paund.

LEXO DHE :  Rama: Albin Kurti të shohë se kush e pengoi bashkimin doganor

Gjithashtu, tek paratë e sekuestruara u zbuluan dhe shenjat e gishtërinjve të dy shqiptarëve që janë dënuar me nga shtatë dhe gjashtë vite e gjysmë burg në Reading në vitin 2014. Bëhet fjalë për Lufti Muja dhe Urim Bardoshi, që u kapën në tentativë për të futur 1 kg kokainë në Britaninë e Madhe. Çifti që jeton në Londër pritet të dënohet për pastrim parash dhe rrezikojnë disa vite burg. Vendimi i gjykatës pritet të jepet në shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.