Fotoja me Salianjin, Ahmetaj: Doja ta helmoja

Deputeti Demorkat Ervin Salianji dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj janë parë së bashku duke pirë kafe.

Fotoja e të dyve bëri xhirron e rrjeteve sociale, ndërsa kishte shumë dyshime mbi takimin mes tyre.

Shumëkujt i ka ngjallur habi sot një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shfaqej deputeti demokrat Ervin Salianji dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Por, ish-ministri Ahmetaj në “News 24” e ka sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

Ahmetaj tha me shaka fillimisht se donte ta helmonte Salianjin por se nuk e zuri helmi. Ndërsa më pas tha se takimi ishte një rastësi.

Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… 

E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, tha Ahmetaj.

LEXO DHE :  Video, Gjuetia e paligjshme drejt fundit/ Shtohet fauna në Karaburun

“Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.

Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed Manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin.

Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi aty, dhe mirë bëri që erdhi.

As ai, as unë nuk jemi vulgarë. Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi, por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, tha Ahmetaj./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.