Fotoja e shumëpritur/ Meghan dhe Kate, bashkë për Krishtlindje

Mezi i kemi pritur Meghan dhe Kate në një foto të përbashkët, qysh pas shpalljes së fejesës të Princ Harry-t. Dhe nuk kishte rast më të mirë sesa festa e Krishtlindjes.

Meghan Markle është e fejuara e parë që i bashkohet familjes mbretërore në Sandrigham për Krishtlindje. E shoqëruar nga i fejuari, Meghan u prit nga dashamirësit me brohoritje. Bukuroshja 36-vjeçare kishte zgjedhur një veshje me kujdes për të përballuar temperaturat e ulëta, një beretë dhe çizme ngjyrë mjalti dhe pallto bezhë të firmës Sentaler, që kushton 986n paund, të gjatë poshtë gjunjëve.

LEXO DHE :  Tensionet tek Astiri, reagon Avokati i Popullit

Meghan u shfaq e qetë dhe e qeshur përkrah bashkëshortit të saj të ardhshëm, por edhe Princit Uilliam dhe Kate Middleton.

Kate Middleton, e cila është shtatzënë me fëmijën e tretë, dukej po aq bukur, veshur me një pallto të gjelbër. Gjithsesi, e gjithë vëmendja kohët e fundit është larguar nga Kate, për t’u zhvendosur tek pjesëtarja e re e familjes mbretërore./d.r-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.