Fotografi shqiptar apel për Holtën: Të ndalojmë shkatërrimin e këtij monumenti

Fotografi i njohur shqiptar, Nëntor Oseku, i pasionuar pas bukurie natyrore shqiptare, është bashkuar me ambjentalistët kundër ndërtimit të hidrocentralit në kanionin e Holtës në Gramsh.

Në një postim në facebook, Oseku shkruan se para një viti kishte bërë kamping në atë kanion të mahnitshëm, ndërsa fotot që ai po sheh sot e kanë dëshpëruar pa masë. Ai foton qytetarët të nënshkruajnë peticionin dhe të marrin pjesë në protestë.

“Një vit më parë bëra kamping disa ditor në kanionin e Holtës. Gjatë këtij kampingu qemë mahnitur me bukuritë e kësaj perle të Shqipërisë së Mesme.

Fotot e këtyre ditëve të publikuara në medie, ku shihet betonizimi për ngritjen e hidrocentraleve, na dëshpëroi pa masë. I indinjuar thellë për shkatërrimin e këtij monumenti të mbrojtur natyror, që do të ndikonte negativisht në turizmin shqiptar.Ftoj miqtë dhe adhuruesit e shumtë të natyrës që masivisht ta nënshkruajnë peticionin, përkatësisht të marrin pjesë në protestën e organizuar nga aktivistët atdhetarë dhe shoqata “Zagoria”, e paraparë të mbahet në Sheshin Skenderbej në Tiranë, të premten, me datën 25.01.2019, duke filluar nga ora 11:00″, shkruan Oseku.

LEXO DHE :  Ministrja Manastirliu: Situata politike ndikoi negativisht, por turistët janë shtuar

Ai shkruan dhe për veçantinë e kanionit të Holtës, për burimet termale, ngjyrën e kaltër dhe ujin e kristaltë.

Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.

Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj. Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës”, shkruan fotografi./E.B-dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.