Foto/ Zjarri masiv në Akërni të Vlorës, policia: Largohuni nga banesat
Dritare.net
Burimet thanë se është një sipërfaqe e madhe pyjore e përfshirë nga flakët e cila ka rrezikuar edhe plazhistët. Mësohet se njerëzit që kishin shkuar të bënin plazh kanë mbetur midis zjarreve dhe janë të rrezikuar nga asfiksia për shkak të tymit. Në vendngjarje raportohet se kanë shkuar dy mjete të ushtrisë për të shuar zjarrin, por njerëzit janë përfshirë nga paniku. Ministria e Mbrojtjes tha se ka dërguar trupa ushtrie dhe një helikopter në Akërni të Vlorës, pas zjarrit të rënë afër hidrovorit pët t’ju ardhur në ndihmë zjarrfikësve.
Njoftimi i Policise se Vlorës:
Rreth orës 15:23, në pyllin e “Pish Poros” ka rënë zjarr duke u djegur kështu 3 vatra, sipërfaqe pyjore me shkurre, kullotë dhe pyje. Erërat e forta kanë bërë të mundur përhapjen me shpejtësi të zjarrit duke u afruar drejt pyjeve të Delisufit dhe Zvërnecit. Përveç përpjekjeve që po bëhen për neutralizimin e situatës, Policia u bën thirrje qytetarëve që banojnë pranë kësaj zone, të marrin masa për t’u larguar nga ato banesa të cilat rrezikohen nga flakët. Shërbime të Policisë, Shërbime Zjarrfikëse, Pushteti Lokal, si dhe Emergjencat Civile të Prefekturës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit. Gjithashtu, në ndihmë të situatës ka ardhur edhe një Helikopter.