Foto/ Zjarrëfikësit e Tiranës shpëtojnë macen që kishte hipur në pemë

 

Shërbimi i Zjarrëfikësve në Tiranë, janë mobilizuar këtë të dielë për të shpëtuar një mace që kishte hipur në majë të një peme.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj. E zonja e maces kishte njoftuar zjarrëfikset që të ndërhynin për të shpëtuar macen e saj, e cila siç bën të ditur ajo, kishte disa orë që qëndronte në majë të një selvie prej nga nuk zbriste dot më.

LEXO DHE :  Turizmi low cost, si t’i ngremë çmimin Atdheut!

Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto nga ky moment: “Po si hipe aq lart o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”./ I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.