Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë dyqan.
dritare.net ka siguruar foto të zjarrit i cili ndodhet afër dyqanit të Armina Mevlanit.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nuk raportohet për të lënduar.
"Tiranë Paraprake
Më datë 25.08.2017, rreth orës 20:50, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Brigada VIII”, ka rënë zjarr. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikset, ku kanë konstatuar një dyqan parfumerie i cili kishte marrë flakë. Menjëherë forcat zjarrfikse kanë bërë të mundur vënjen nën kontroll e më pa fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe ekspertët e zjarrit po punojnë për identifikimin e shkakut të rënjes së zjarrit."-thuhet në njoftimin e policisë./ dritare.net