Aktorja ka publikuar në Instagram video me këngën “Forever is Over” në sfond dhe shkruan se është e fiksuar. Ajo kërcen sipas ritmit dhe i bën tagg Elvanës, që me siguri e ka marrë mesazhin dhe tashmë e ndjek në Instagram.
Foto/ Ylli i internetit nuk rresht së dëgjuari këngën e Elvanës: Jam e fiksuar pas saj
E Mërkurë 12 Korrik 2017, 18:06
Dritare.net
Nuk e dimë çfarë pritshmërish ka patur Elvana bashkë me grupin e saj të menaxhimit pas publikimit të këngës “Forever is Over”, por hiti i Poo Bear dhe David Guetta po merr gjithnjë e më tepër mbështetje. Lele Pons, ylli i videove që numëron më shumë se 18 milionë ndjekës në Instagram, është fiksuar pas këngës më të re të artistes.