Foto/ Vetëm një lider gëzohet kur sheh Putinin
E Hënë 12 Nëntor 2018, 19:07
Dritare.net
Franca ishte mikëpritëse e më shumë se 70 udhëheqësish shtetesh, mes tyre liderët botërorë, nga Trump, tek Putin, Merkel e Macron.
Por, takimin e këtyre liderëve, mediat botërore e kanë përcjellë me interes të madh, dhe çdo detaj, nga shtërngimi i duarve deri tek buzëqeshjet është komentuar.
Kështu gazeta gjermane “Bild” shkruan se në momentin kur ka mbërritur Presidenti rus, Vladimir Putin, futyrat e të gjithëve ishin serioze, qeshte vetëm njëri, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Gazeta shkruan se edhe shtrëngimi i duarve ishte miqësor. Presidenti Trump nga ana tjetër është kritikuar edhe pse nuk mori pjesë në një memorial të shtunën për shkak të shiut./ I.M-Dritare.net