Foto/ Veshjet më yll të Luana Vjollcës në “Shiko kush luan”!
Dritare.net
Kur vinte e shtuna të gjithë mezi prisnim të uleshim në divanin aty para televizorit dhe me kokoshka e kola në duar prisnim që të fillonte show i Luanës dhe të qeshnim me lot me bëmat e moderatores dhe të ftuarve.
“Shiko kush luan” nuk është i veçantë vetëm për tematikat, të ftuarit dhe puntatat plot argëtim, humor, lojëra dhe rrengje mes të ftuarve, dhe moderatores. Është i veçantë edhe për vetë atë që e drejton, Luanën. Sepse nëse nuk do të ishte Luana, nuk do të ishte as “Shiko kush luan”, as humori dhe të qeshurat me lot.
Në çdo puntatë Luana është shfaqur e kuruar deri në detaj. Veshje dhe bizhuteri ekstravagante, make up-i që e bën të shkëlqejë edhe më shumë, e kanë shoqëruar Luanën në çdo episod të emisionit.
Dritare.net vendosi të kontrollojë pak profilin e Luanës në Instagram dhe mblodhëm për ju veshjet më yll, më elegante dhe më mahnitëse të moderatores në “Shiko kush luan”.
Një lajm i mirë është se, të gjitha veshjet që Luana ka pasur në emision mund të bëhen tuajat shumë kollaj, vetëm me një klikim në dyqanin e saj online (store.luanavjollca.com).
Zbulojini veshjet më mahnitëse, në fotogalerinë më poshtë./K.C/dritare.net
Vëmendje: Nëse këtë artikull e keni hapur nga Facebook, për të shikuar fotogalerinë e plotë ju lutem klikoni në, www.dritare.net.