Foto/ Vëllai vret Kim Kardeshianin e Pakistanit
Dritare.net
Fotot e Baloch në mediat sociale sfiduan normat sociale në Pakistan, një vend shumë fanatik dhe mysliman. Në këtë vend femrat detyrohen nga familja dhe komuniteti për zgjedhjet që bëjnë.
Baloch mori shumë kërcënime dhe pati shumë presione nga jashtë por nuk hoqi dorë nga rrjetet sociale, ajo postonte vazhdimisht foto dhe video.
Në postimet që bënte në facebook, ajo shprehte qartë se kërkonte të ndryshonte mentalitetin e Pakistanit.
Një zëdhënëse e policisë tregoi emrin e vërtetë të saj, Fauzia Azeem dhe që ajo u vra të premten në shtëpinë e saj.
Trupi i saj u zbulua të shtunën dhe babai i saj Muhammad Azeem, raportoi në polici që e kishte vrarë djali i tij, e kishte mbytur.
“ Kur ishte në shtëpi ai u debatoi me të për rrezikun e fotove dhe për çështje lekësh. Ai shqetësohej që fotot e saj qarkullonin në mediat sociale. Ai u zhduk pasi mbyti Baloch” Ka thënë babai i Baloch.
Policia ka raportuar për mediat se bëhet fjalë për vrasje nderi, por duhet të presin që hetimet të zbardhin pista të reja.
Baloch u mbyt për t’i kthyer nderin dhe vlerat konservatore familjes së saj, që i kishte hedhur poshtë me postimet e saj në rrjetet sociale.
Baloch kritikohej edhe për fotot që kishte bërë një klerik Mysliman duke sfiduar kështu autoritetin e fesë.
Në ditët para vdekjes, ajo kishte thënë për mediat lokale se ishte e shqetësuar për sigurinë e saj
Vdekja e Baloch ndezi debat në Twitter dhe mediat e tjera sociale për vrasjet e nderit në Pakistan. Më shumë se 500 njerëz, pothuajse të gjitha gra, vdesin në Pakistan çdo vit në vrasje të tilla, Zakonisht kryhen nga anëtarët e familjes së viktimës për të dënuar sjelljen "turp" për komunitetin.
Baloch konsiderohej si Kim Kardeshian i Pakistanit, sepse kishte formuar imazhin e saj nëpërmjet ekspozimit të asetëve, vitheve dhe gjoksit.
Pas vdekjes së saj, #QandeelBaloch u bë trend në Twitter në Pakistan, shumë njerëz ofruan mbështetje për përpjekjet e saj për të bërë Pakistan një shoqëri më liberale për gratë./Dritare.net