Foto/ Vdekje Amerikës: Në vendet myslimane shpërthejnë protestat, analistët perëndimorë të frikësuar
Dritare.net
Një gazetë pro-Hezbollah në Liban deklaroi është hapur në faqen e parë, me titullin “Vdekje Amerikës”.
Tensionet në Lindjen e Mesme tashmë janë rritur, ndërkohë që mediat dhe analistët perëndimorë e kanë quajtur të papjekur vendimin e Trump, pasi mund të shkaktojë trazira të mëdha, në një rajon që dukej se kishte rënë në qetësi.
“Sot më në fund, Shtetet e Bashkuara po njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit”, tha dje presidenti amerikan.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara po fillojnë procesin e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, një zhvillim që po shkakton reagime negative nga shumë vende të botës.
“Jeruzalemi nuk është vetëm zemra e tre feve të mëdha, por tani është edhe zemra e një prej demokracive më të suksesshme në botë”, tha presidenti Trump.
“Gjatë shtatë dekadave të fundit, populli izraelit ka ndërtuar një vend ku hebrenjtë, myslimanët, të krishterët dhe njerëzit e të gjitha besimeve janë të lirë të jetojnë dhe adhurojnë sipas ndërgjegjes dhe besimeve të tyre”, vijoi ai.
Presidenti Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara “mbeten thellësisht të përkushtuara në përpjkejet për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqësore të pranueshme për të dyja palët, Izraelin dhe palestinezët”.
“Unë kam ndërmend të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha ai.
Shtetet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se vendimi i debatueshëm mund të nxisë tensione në rajon dhe do të dëmtojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqësore arabo-izraelite./D.M-TEMA