Nëna e Graham, Katharine ka shërbyer pas asaj ngjarjeje si botuese e gazetës prestigjioze për dy dekadat e ardhshme. Madje mbi jetën e saj është realizuar edhe një film, ku regjisor është Steven Spielberg dhe roli i saj interpretohet nga Meryl Streep.
Filmi ka dalë në kinema këtë dhjetor, me premierën transmetuar në Uashington DC, vetëm gjashtë ditë para vdekjes së trashëgimtarit të “W. Post”.
Gjyshi i tij, Eugene Meyer, bleu “W. Post” në një ankand falimentimi në vitin 1933. Katharine, e cila ishte vajza e Meyer, mbikëqyrte gazetën përgjatë disa prej historive më të rëndë- sishme të publikuara në të, përfshirë skandalin “Watergate”, që detyroi Presidetin Richard Nixon të jepte dorëheqjen në vitin 1974. Në vitin 2013, familja Graham ia shiti gazetën miliarderit Jeff Bezos për 250 milionë dollarë në kesh./L.P./Dritare.net