Foto/ Tiranë, mjeti merr flakë në ecje e sipër, policia bashkiake i vjen në ndihmë shoferit

Një automjet tip ‘Volkswagen’ me targa TR 7686 T u përfshi nga flakët në ecje e sipër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se flakët në makinë nisën për shkak të një defekti teknik, ndërsa shoferit i ka shkuar në ndihmë një patrullë e policisë Bashkiake që po kalonte aty.

LEXO DHE :  75 vjetori i çlirimit të Tiranës, Veliaj: Shumë probleme nuk kanë ardhur nga pushtuesit

“Shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, konstatuan një automjet që mori flakë. Ndërhyrja në kohë e tyre bëri të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë”, thuhet në reagimin e policisë./e.k-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.