Foto të Familjes Mbretërore britanike që nuk janë parë kurrë!
Dritare.net
Dritare.net sjell për ju disa foto të mahnitshme të familjes mbretërore, të cilat askush nuk e dinte se ekzistonin.
1
Në 10 vitet e para të jetës së saj princesha Elizabet nuk pranoi të bëhej mbretëreshë. Pa presion për t'u bërë trashëgimtare e fronit, ajo gëzonte një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e saj.
Kjo foto e një fëmije nëntëvjeçar, që praktikonte përkuljen e saj u mor në vitin 1909. Në të vërtetë është Mbretëresha Nënë kur ajo ishte 9 vjeçe Lady Elizabeth Angela Marguerite Bowes-Lyon.
Dukesha e Jorkut që sot është Mbretëresha, u bë një njeri i dashur dhe mbështeste gjithë popullin britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj kohe ajo refuzoi të largojë fëmijët ose veten nga pallati. Në të vërtetë, vajza e saj princesha Elizabet, veshi uniformën përgjatë luftës.
Pasi Elizabeta u martua me Albertin, Dukën e Jorkut në 1923, çifti u bekua me dy bija, Princesha Margaret Rose dhe Princesha Elizabeth. Ata u martuan në Westminster Abbey më 26 prill 1923.
Princesha Elizabeta ka lindur tre vjet pas martesës së Albertit dhe Elizabetës, ndërsa princesha Margaret Rose lindi katër vjet më pas.
Për pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj, princesha Elizabet kurrë nuk e imagjinonte se do të ishte trashëgimtarja e fronit. Në vitin 1936, kur ishte dhjetë vjeçe, xhaxhai i saj u fiksua për t'u martuar me një grua të divorcuar dhe babai i saj, vëllai më i vogël i Mbretit, u bë Mbret George VI dhe jeta e saj u ndryshua krejtësisht.
Princesha Elizabet ishte një adoleshente kur shpërtheu lufta. Ajo ishte e vetmja femër anëtare e familjes mbretërore britanike që u bashkua me shërbimet e armatosura gjatë Luftën e Dytë Botërore.
Kjo foto tregon motrat e reja Elizabeta dhe Margaret. Princesha Margaret, konteshë e Snowdonit dhe princesha Elizabet e Britanisë.
Mbretëresha Elizabet dhe princesha Margaret gëzonin një marrëdhënie shumë të veçantë kur ishin fëmijë. Princesha Margaret e quante Mbretëreshën Elizabet "Lilibet". Kur ajo u bë mbretëreshë, Elizabeta këmbënguli në marrjen e një linje të drejtpërdrejtë midis Buckingham Palace dhe motrës së saj në Pallatin Kensington, dy kilometra larg.
Në vitin 1947 princesha Elizabet, e shoqëruar nga prindërit e saj Mbreti Xhorxh VI, Mbretëresha Elizabeta dhe Princesha Margaret, bëri një vizitë në Afrikën e Jugut. Udhëtimi zgjati tre muaj, në bordin e HMS Vanguard, ku edhe Familja Mbretërore vizitoi edhe Svazilandin.
Princesha Elizabeta ra thellësisht në dashuri me princin Philip të Greqisë dhe Danimarkës, kur ajo ishte vetëm një adoleshente, edhe pse ai ishte kushëriri i saj i largët.
Babai i Elizabetit, Mbreti George VI, ishte i kujdesshëm në lidhje me zgjedhjen e burrit të princeshës Elizabeth, por çifti u martuar në vitin 1947 kur Britania ende nuk kishte kaluar vështirësitë ekonomike të Luftës së Dytë Botërore.
Mbreti George VI nuk ishte i kënaqur me martesën e Elizabetës dhe Filipit. Filipi konsiderohej i pangopur, pa burime dhe linja e tij mbretërore e vogël.
Për martesën e saj, familja e saj dhe qeveria britanike këmbëngulën që princesha Elizabet të mbante mbiemrin e saj familjar, Windsor. Të dy familjet kishin ndryshuar mbiemrat e tyre nga gjermanët për shkak të ndjenjave anti-gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Vetëm në vitin 1960 ishin pasardhësit meshkuj pa tituj mbretëror të aftë të merrnin emrin Mountbatten-Windsor.
Mbretëresha është gjithashtu kryetarja e Kishës së Anglisë, e cila e bëri takimin e saj me Papën Gjon Pali II në tetor 1980. Ajo ishte monarkja e parë britanike në histori që kishte vizituar Vatikanin. Papa më vonë e përshkroi vizitën si "të ngrohtë dhe miqësore". Papa vizitoi Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1982./Përshtati Kadrije Çako/Dritare.net