Kjo sepse janë kaq shumë mënyra kombinimesh të trendeve të vjetra me ato të reja, të cilat përbëjnë një kaos të mrekullueshëm. Megjithatë, nga java e modës në një qytet tek tjetri, kemi vënë re se në rrugët e tyre po shohim sërish trendin e takave të shkurtra të njohur ndryshe si “kitten heel”. Po ju tregojmë vetëm dy arsye pse kjo lloj take është kaq e dashur:
1. Janë super të rehatshme, 2. E tregojnë këmbën tepër elegante, duke të dhënë përshtypjen sikur keni veshur taka të larta.
Në fotot e mëposhtëme do të gjeni disa mënyra si t’i vishni ato./Lapsi.al