Foto/ Sot festonte datëlindjen, ja kush është viktima e tretë e aksidentit në Kavajë!

Aksidenti tragjik, në dalje të qytetit të Kavajës ka shënuar edhe viktimën e tretë. Mëngjesin e së mërkurës, ka humbur jetën  23-vjecari Vilson Cara, i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen, por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Ju kujtojmë se, në këtë aksident vdiq Lumturie Dermozi, 46-vjec, e cila sakrifikoi jetën e vet, në përpjekje për të mbrojtur dy vajzat e saj nga përplasja. Gjithashtu ndërroi jetë në vend edhe 23-vjecari, Gentjan Belba.

LEXO DHE :  Përdhosja e bustit të Françesk Radit, Rozana Radi: Nuk e di në cilën fytyrë t’ju përshtyj!

Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’  me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerët./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.