"Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, më datën 08.04.2017, Drejtoria Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit , SH.Ç.B.A, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Policia Përmet, organizuan dhe zhvilluan operacionin e koduar "Pagri".", jep detaje policia.
Si rezultat i operacionit rezultoi se në njërën nga tre depot u gjet e ambalazhuar në thasë plasmasi një sasi prej 11650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pas konstatimit nga Policia dhe SH.Ç.B.A i lëndës narkotike në njërën prej ish depove, rreth orës 13.00 të datës 08.04.2017 është njoftuar Prokurori i Rrethit Përmet në lidhje me lëndën narkotike të gjetuar nga Policia dhe SH.Ç.B.A.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u bë ndalimi i shtetasëve:
Rustem Muçelli, 51 vjeç, banues në fshatin Pagri.
Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri - Përmet.
Ndalimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se këta shtetas nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.
Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri , shtetasit: Koço Zaimaj , 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri. Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është me detyrë kryetar i fshatit Pagri dhe nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.
.