Ato vishen njësoj, pozojnë si modele krah njëra tjetrës si binjake, edhe pse nuk janë të tilla. Me 6 vite diferencë, Emiljana dhe Valbona janë motrat që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale me mbi 15 mijë ndjekës në Instagram. Nëna të dy djemve secila, ato jetojnë në qytetin bregdetar të Vlorës. Motrat Rrokaj janë një inspirim për çdo femër të të 30-ave. Në foto ato tregojnë se kalojnë shumë kohë me njëra tjetrën, bashkë me pjesën tjetër të familjes dhe djemtë e vegjël.