Foto/ Shkoi tek dentisti dhe u zgjua pas 3 muajsh, i mungonin gjymtyrët, një pjesë e fytyrës e kujtesa
Dritare.net
Një prerje e vogël në mishrat e dhëmbëve gjatë vizitës së dentistit dhe ai ra në koma për tre muaj dhe kur u zgjua, ai nuk kishte më as këmbët, as krahët dhe një pjesë të fytyrës.
Gjatë qëndrimit në koma 38-vjeçari ishte bërë baba për herë të dytë, pasi gruaja e tij kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre.
38-vjeçari nuk e dinte se vuante nga një sëmundje e quajtur SEPSIS, një reagim ndaj infeksionit që e bën trupin të dëmtojë organet dhe indet e veta.
Ray foli për Kolegjin Mbretërorë të Infermierisë, ku treguar se nuk i kishte vënë re shenjat e sëmundjes.
“Unë isha për një vizitë te dentisti, dhe ata çanë mishin tim të dhëmbëve me një nga ato mjetet e mprehta që ata përdorin për të pastrua dhëmbët. Kjo përkoi me një periudhë gripi dhe kështu besoj që është kontraktuar. Kur u zgjova nga koma, unë nuk mund të kujtoja asgjë nga jeta ime e kaluar. Kisha një grua të bukur që rrinte pranë meje me një fëmijë të vogël, e cila u prezantua si bashkëshortja ime. Gjithçka ishte zhdukur nga kujtesa ime. Kur shkova në shtëpi, vajza ime bërtiti dhe tha: Ky nuk është babai im. Ishte e tmerrshme. Unë u përpoqa ta bëja atë sërish të më donte me tregime dhe dhurata. Ajo nuk donte të rrinte përballë meje. Kjo ishte e kuptueshme pasi gjysma e fytyrës sime ishte zhdukur”, ka thënë 38-vjeçari Ray./e.k-Dritare.net