“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga renovimi i vetë urës. Ky renovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë Kocijançiç.
Sipas saj, BE-ja është në kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një dizajn të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo.
Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se ky mur është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se duhet të largohet.
Mirëpo, kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiç ka thënë se muri nuk do të largohet dhe se për ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare.