Foto/ Rrëfimi i truprojës së parë femër në Egjipt: Dua të mbroj presidentin
Dritare.net
“Kisha nevojë të mbrohesha nga kushdo që mund të më lëndonte, sidomos kur kthehesha vonë në shtëpi pas punës, pasi familja ime ishte në vështirësi ekonomike”, thotë ajo për ‘Ansa’.
Me një fizik të stërvitur dhe vullnet të fortë, ajo nisi të kërkonte punë si truprojë, pasi punoi si trajnere bodybuilding dhe pasi luajti si mbrojtëse në një skuadër futbolli.
Hind ankohet se nuk ka arritur të gjejë sponsor që ta ndihmojnë në stërvitje dhe në blerjen e ushqimeve dhe vitaminave që e ndihmojnë në trupin e saj.
Ajo shton se gjithsesi mbetet femër dhe se ngritja e peshave, nuk e ndryshon karakterin e saj. Aktualisht ajo punon si truprojë e aktorëve dhe personazheve të famshëm në Egjipt, por tregon ëndrrën e saj për t’u bërë truproje e Presidentit vendas.
Në vijim shton se ish-lideri libian, Muammer Gheddafi kishte femra që e mbronin dhe se ajo dëshiron të punojë për të ndryshuar imazhin mbi femrën egjiptiane, e cila sipas saj, mund të jetë në gjendje të bëjë gjithçka.