Foto/ Rrahu drejtoreshën e Liceut Artistik, ja kush është nëna e artistes!
Dritare.net
Zbulohet identiteti i nënës së nxënësit që dhunoi drejtoreshën e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Ardiana Hoxha është thirrur në shkollë të martën rreth orës 11:00 për tu interesuar për ecurinë mësimore të djalit të saj, ku në shumë lëndë ishte mbetës.
Por 46-vjeçarja nuk e ka pritur kaq qetësisht. Ardiana Hoxha e shoqëruar nga vajza e saj Hygerta 18-vjeçare dhe djali, ka ngritur tonet në zyrën e drejtoreshës Valbona Gavelli dhe ka përfunduar duke e goditur atë, që siç thuhet në kallëzimin e drejtoreshës, e gjitha ka ndodhur për shkak të detyrës.
Edhe motra e G.Hoxha 15-vjeçarit që mëson në klasën e 12-të në Lice, nuk i ka mbajtur nervat. Ajo ka qëlluar me grushte derën e zyrës së drejtorisë duke e thyer atë.
Vite më parë, edhe vajza e madhe e Ardiana Hoxhës ka kryer studimet në Liceun Artistik në Tiranë. Arlinda Hoxha nuk është një emër i panjohur për botën e artit. Ajo ka marrë pjesë në edicionin e parë të talent show "The Voice of Albania", ka konkurruar në festivalin e muzikës Top Fest, ndërsa këndon edhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.