Foto/ Rama u shkon në çadër familjeve të prekura nga tërmeti: Mos jua vini veshin të dalëve nga mendja!
Dritare.net
Rama ka shkuar te çadrat e montuara një ditë më parë në stadiumin e Durrësit. Kryeministri bën thirrje që mos të dëgjohen ata që shpërndajnë fake news. Rama gjithashtu bën thirrje që të gjithë t’i kthehen jetës normale.
“Dhe me lutjen që mos t’ua vini më veshin të dalëve nga mendja, të cilët siç e patë edhe njëherë mbrëmë, janë të gatshëm të ndjellin e gatuajnë deri në fund, më të keqen e të keqes për këtë vend e për këtë popull; si edhe me apelin miqësor që sot gjithkush të rikthehet në jetën normale (e më mirë ju demokratët këtu më shani mua sa të doni, se sa të trembeni nga ata që parashikojnë tërmete?), ndërkohë që ne do të vijojmë me përkushtim punën në mbështetje të familjeve më të prekura, ju uroj të gjithëve pa përjashtim, një ditë të zakonshme për veten e për familjet tuaja.”,-shkruan Rama./K.C/dritare.net