Foto/ Rama: Për hajër! Nis faza e dytë e Lungomares
E Mërkurë 19 Shkurt 2020, 19:07
Dritare.net
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Rama shkruan se, ky është një tjetër projekt spektakolar për Vlorën turistike.
“PËR HAJËR?
Nisi Faza 2 e Lungomares. Një tjetër projekt spektakolar për Vlorën turistike?☂️☀️
VLORA with LO❤️E”,- shkruan Rama.
Faza e dytë e Lungomares, përfshin punimet sipas projektit duke filluar nga zona e Ujit të Ftohtë, pas tunelit në një gjatësi prej 1,3 kilometra dhe do të përfundojë në Orikum. Projekti parashikon të ketë një korsi biçikletash gjatë gjithë rrugës automobilistike. Do të ketë një korsi për njerëzit që duan të shëtisin në këmbë./K.C/dritare.net